
Ardhja e festave shoqërohet gjithmonë me dëshirën për të bërë sa më shumë dhurata për njerëzit tanë më të dashur.
Megjithatë, të bësh një dhuratë nuk është dhe aq e thjeshtë. Së pari duhet të jesh i mirëorganizuar që personi të mos e kuptojë cfarë i ke blerë.
Së dyti, duhet të dish të zgjedhësh dhuratën e duhur mes një pafundësie mundësish që të ofrohen ngado që kthen kokën.
Në vigjilje të festave poshtë pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vendosen njëra pas tjetrës kutitë e dhuratave që kanë sipër një pusullë me emrin dhe urimin përkatës.
Themeluesi i një prej markave më të njohura, Daniel Swarovski lindi në veri të Bohemisë, vend i cili që në vitin 1862 ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të kristalit.
Pasi kishte marrë eksperiencat e para nga i ati, në moshën 21-vjeçare vizitoi Ekspozitën e Parë Elektrike në Vjenë, e cila e frymëzoi për idenë më brilante që kishtë pasur ndonjëherë: Zhvillimin e një makinerie për prerjen e kristaleve.
Në 1892-in, pasi kishte punuar me orë të tëra pa u lodhur për 9 vite me radhë, ai arriti të regjistrojë një patentë në emrin e tij: makineria që për herë të parë arriti prerjen e një kristali deri në perfeksion.
U vendos ne Insbruk te Austrise për t’iu shmangur konkurencës. Atje ne 1895 arriti te hape kompanine e tij dhe arriti te vere ne dukje të gjitha aspektet e fshehura brenda një prej materialeve më interesante: KRISTALI.
Zhvillimi që mori industria e përpunimit të kristalit bëri që punimet Swarovski të kërkohen kudo, duke rritur kështu numrin e filialeve në qytetet më të rëndësishme të botës.
Kristalet Swarovski kanë qenë gjithmonë nga nga zgjedhjet më të mira të mundshme dhe më të preferuarat për shumë prej nesh. Në këtë prag festash, Swarovski ofron tendencat dhe një gamë të gjerë mundësish ku ju mund të gjeni dhuratën e duhur.
Ora është një nga aksesorët më të preferuar e që na shoqëron në çdo moment. Është aty për të na kujtuar se ora kalon dhe duhet të shijojmë çdo cast në maksimum. Në jetën e përditshme na është bërë shprehje: Je bërë si orë zviceriane!!!
Tashmë për ne ka një rëndësi të vecantë vendi ku është prodhuar ora dhe marka e saj
Shfaqja e papritur e një ore plastike të prodhuar në Zvicër, në 1983-in solli një tjetër koncept për matjen e kohës.
Papritur ora nuk ishte vetëm një mjet matës, por një gjuhë e re. Që në fillimet e saj marka “Swatch” është lidhur me artin dhe u frymëzua nga kultura popullore.
Artisti i parë që bashkëpunoi me këtë firmë ishte Kiki Picasso, në vitin 1984 e më pas piktori amerikan Keith Haring krijoi një numër prototipesh në mes të viteve 1980,si dhe 4 ora “Swatches” me dizenjon “Harings” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që në fillimet e saj e deri në ditët e sotme “Swatch” ka qenë një frymëzim e më pas një bashkëpunim me artistët dhe dizajnerat më të njohur duke e bërë të dëshirueshme edhe për shqiptarët, për të pasur së paku një orë të tillë cilësore mes aksesorëve të tyre.
Ka shumë nga ata njerëz që tregojnë trashëgimin brez pas brezi të produkteve të Villeroy&Boch.
Historia nis në vitin e largët 1748, në fshatin e vogël francez të Audun le Tiche, François Boch ngriti një kompani qeramike me tre bijtë e tij. Më vonë, kompania u zhvendos në Luksemburg, ku ai operonte në një fabrikë prej porcelani deri në vitin 2010.
Disa vite pasi u zhvendosën në qytetin Mettlach të Gjermanisë, më 14 prill 1836 kompania Boch u bashkua me kompaninë e konkurentit Nicolas VILLEROY, kështu firma u bë e njohur ndërkombëtarisht nën logon: VILLEROY & Boch, V & B.
Një dhuratë cilësore e bukur dhe me vlerë do të bënte secilin prej nesh të ndjehej i veçantë në këto ditë festash të fundit të 2013-ës.
Top Channel