“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
“Yutu”, roboti i parë kinez që zbriti në sipërfaqen e Hënës më 15 dhjetor, dërgoi në tokë imazhet e para të shkrepura atje.
“Zbulimi i hapësirës është një mision i vazhdueshëm i njerëzimit. Suksesi i misionit tonë, reflekton lavdinë e Kinës në fushën e shkencës dhe teknologjisë”, thuhej në deklaratën e Administratës së Shkencave, Teknologjisë dhe Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze, lëshuar bashkangjitur me një imazh të marrë nga “Yutu”.
Në deklaratë thuhet se i gjithë programi hapësinor kinez është krejtësisht për qëllime paqësore dhe ofrohet e kërkohet bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e vendeve të tjera në të mirë të njerëzimit.
“Yutu” u ul në zonën e njohur si “Gjiri i Ylberëve” në satelitin tonë të vetëm natyror. Misioni i dërgimit të një roboti në Hënë, “Chang’e-3” nisi më 1 dhjetor të këtij viti, kur nga një bazë kineze, raketa “Long March 3B” u lëshua.
I gjithë misioni u përshkrua si më i vështiri në historinë e misioneve të agjencisë hapësinore kineze. Roboti kinez është i treti në historinë e njerëzimit që zbret në Hënë. Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, një të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër nga ish-Bashkimi Sovjetik, roboti kinez është më i sofistikuar dhe mbart një pajisje për të eksploruar disa metra nën sipërfaqen e Hënës.

“Ne po bëjmë dicka që vetëm dy vende të tjera në botë e kanë arritur më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, eksplorimin e Hënës. Kjo tregon rritjen e aftësive tona teknologjike dhe është një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës”, thuhej në një deklaratë të autoriteteve kineze, pas uljes me sukses të robotit.
Planet kineze nuk ndalen me kaq. Në përfundim të misionit, “Yutu” do të sjellë në Tokë një grusht dhe’ nga Hëna, që mund të pasojnë me nisjen e misioneve të tjera robotike, deri në 2020, kur parashikohet dërgimi i njeriut atje.
Top Channel