Suksesi i gjimnazit “Qemal Stafa”

16/12/2013 00:00

Muzeu i gjimnazit “Qemal Stafa” rrëfen historinë e një tradite që vazhdon… Një stendë që pasurohet parreshtur ndër breza.

Kupa të panumerta e certifikatat qe deshmojne se ne cdo konkurs e olimpiade kombetare nxenesit kane dale triumfues e jane renditur pothuajse gjithmonë nder tre me te miret ne shkence, art e sport…

2013 ka qene gjithashtu viti i vleresimeve nderkombetare per kete shkolle. Ne Viene te Austrise, ne daten 7 dhe 8 Dhjetor u vleresuan kompani e organizata nga e gjithe bota per cilesine e studimeve persa i perket sfidave te bisnesit.

“The European Aëard for Best Practices” vjen pas cmimit Arch”- kategoria ‘Gold’, ‘Harku i triumfit’ për vitin 2013 në Frankfurt në Gjermani, nga organizata më e madhe ndërkombëtare në vlerësimin e 100 kritereve të menaxhimit të cilësisë totale që i bëhen organizatave publike dhe jopublike në mbarë botën pas një vlerësimi të këtij gjimnazi në 10 vitet e fundit.

Prej fillimit te sistemit te matures shteterore, gjimnazi eshte renditur çdo vit në vendet e para për nivelin e mesatares se nxenesve.

Historiku i pandarë i gjimnazit me emrat që shkruan historinë e Shqipërisë

Artistë, sportistë, shkencëtarë, heronj, madje dhe burra shteti mbajnë diplomën e kësaj shkolle që shenon dhe historinë e të parit gjimnaz shtetëror shqiptar.

Që në hapat e parë të saj, ajo do konsiderohej shkollë elitare e arsimit kombëtar. Personalitete te njohura shqiptare kanë qenë pjesë e këtij gjimnazi si mësues e si nxënës.

Vetem po t’i referohemi artit, do mësojmë se në këtë shkollë janë ulur aktorët e mëdhenj të skenës e kinematografisë si aktorët e paharrueshëm Naim Frashëri e Sandër Prosi. Violeta Manushi, Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, regjisorët Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, këngëtarët më të dashur shqiptarë Agim Prodani e Vaçe Zela. Piktorë të shquar si Abdurahim Buza, Sali Shijaku, Andrea Kushi, Ksenofon Dilo, Maks Velo e shumë të tjerë.

Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë dhe shumë personalitete të shkencës si profesorët Shefqet Ndroqi, akademikët Alfred Uçi, Kristo Frashëri, gjigandi i shkencës hidroenergjitike Petrit Radovicka, mjekët e shquar Adelina Mazreku e Maksim Cikuli, arkeologu e politikani Neritan Ceka e të tjerë.

Ndërsa në fushën e letrave kanë lënë gjurmët e tyre Jakov Xoxa, Dionis Bubani, Petro Zheji, Myzafer Xhaxhiu, Teodor Keko, Fatos Kongoli, Edmond Tupja e shumë të tjerë.

Gjithashtu ne sport, nxënsit e kësaj shkolle janë emra të mëdhenj si Skënder Begeja, Besim Fagu, Zihni Gjinali, Dilaver Toptani, Agim Fagu, Sulejman Demollari e deri tek Igli Tare.

Akoma më të njohur se këta nxënës janë profesorët që dhanë mësim në këtë shkollë, personalitete të artit e shkencës shqiptare si Anton Deda, Lasgush Poradeci, Nonda Bulka, e shumë emra të tjerë. Mjafton të thuash se 18 prej tyre janë Mesues të Popullit.

Pa kaluar më pas tek heronjte emrin e njërit prej tyre të cilin e mban kjo shkollë. Ishte pikërisht vitet 1947-1948 kur ajo u pagëzua me emrin Qemal Stafa në nderim të ish-nxënësit të saj, heroi i parë i vendit, i vlerësuar për inteligjencën dhe talentin e tij.

Vetë shkolla gëzon të gjitha dekoratat dhe titujt që mund t’i jepen një institucioni. Ajo nuk është thjesht një shkollë, por një pjesë e historisë së Shqipërisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta