Pragë, polici shpalos talentin në piano

16/12/2013 00:00

Një oficer policie në Pragë vendosi që t’u shërbente në një mënyrë shumë të pazakontë qytetarëve të kryeqytetit çek: ai vendosi të shpaloste të gjithë talentin e tij me një recital pianoje në mes të rrugës.

Polici është regjistruar nga një kalimtar i rastit duke luajtur një pjesë klasike në një nga pianot e shumta publike që gjenden në këtë qytet.

Klipi prej 35 sekondash është publikuar në YouTube dhe është parë nga më shumë se 950 mijë persona.

Shefi i Policisë së Pragës, Martin Cervicek, ka deklaruar se kjo performancë i ka bërë shumë mirë imazhit të policisë, por në orarin e punës ka gjëra që nuk duhen bërë. Gjithsesi, polici-pianist i ka shpëtuar masës ndëshkimore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta