Delfinat kanë një jetë sociale komplekse, gjatë të cilës janë në gjendje të shprehin emocionet e tyre dhe madje edhe të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Por, a është e mundur që të realizohet një komunukim midis njerëzve dhe këtyre kafshëve të mrekullueshme?

Përgjigja është “po” dhe pas disa eksperimentesh të dështuara, Denise Herzing, themeluesja e “Wild Dolphin Project” krijoi një “tastierë” nënujore, që mund të shërbejë si përkthyese e gjuhës sonë me atë të delfinave.

Kjo tastierë, në hapin e saj të parë të eksperimentimit ka regjistruar katër tinguj të ndryshëm delfinësh, që i korrespondojnë shprehjes se tyre per katër lodra, me të cilat ata preferojnë të luajnë në vaskat ku mbahen të izoluar.

Eksperimenti ka dhënë rezultate të shkëlqyera, duke arritur që të vendoset një komunikim midis kafshës, e cila i ka kërkuar njeriut që t’i lëshojë lodrën e preferuar sipas rastit dhe ekspertët i janë përgjigjur duke i realizuar dëshirën.

Komunikimi, në fazën e dytë të projektit pritet të vazhdojë me përpjekjen për të ndërvepruar në lidhje me ushqimin, duke i ofruar delfinave që të zgjidhin vetë atë që do të duan të hanë gjatë ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA