Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Pas një situate të rëndë prej disa vitesh, me mungesa të theksuara të barnave dhe mosfunksionim të aparaturave, në Qendrën Kombëtare të Politraumave ka nisur puna normalisht.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas një vizite që ka kryer në ambientet e Qendrës së Politraumës në Laprakë ka deklaruar se gjatë këtij muaji janë lëvruar fonde emergjente për furnizimin me medikamente si dhe është vënë në punë aparatura e skanerit, i cili nuk punonte prej kohësh.
Beqaj ka premtuar se edhe gjatë 2014-s do të vijojnë investimet në Qendrën e Politraumës, pasi nga 1 Janari financimet për këtë qendër do të bëhen përmes ISKSH-së.
Sipas ministrit, politrauama do të ketë një vëmendje të veçantë, pasi mban peshën kryesore të urgjencave në gjithë vendin, ku në 24 orë paraqiten 70-80 raste si pasojë e aksidenteve.
“Mesatarisht janë 70-80 të aksidentuar në ditë që paraqiten në urgjendën e politraumës. Aktualisht, një skaner është i mjaftueshëm për urgjencën, por meqë është parashikuar edhe një skaner i ri që do të vihet në ambientet e urgjencës, do të ndikojë për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientit”, deklaroi Skënder Buci, shef i urgjencës në shërbimin e traumës.
“Skaneri për ekzaminimet e urgjencës funksionon. Në laborator pajisjet dhe reagentët janë, prej 2-3 ditësh kemi filluar të lëvrojmë edhe një sasi barnash me vlerë 150 mijë dollarë, të cilat do të jenë të domosdoshme për garantuar një funksionim normal deri në javët e para të vitit”, deklaroi ministri Beqaj.
Ministri Beqaj ka theksuar se edhe për Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë marrë masa që deri në lëvrimin e fondeve të buxhetit të ri 2014 puna të vijojë normalisht.
Për të shmangur fluksin e vizitave drejt Tiranës, Ministri i Shëndëtësisë u shpreh se me buxhetin e ri do të fuqizohen edhe spitalet rajonale.
Top Channel