2013-ta, viti i motit të çmendur

15/12/2013 16:40

2013-ta është cilësuar si viti i ekstremeve të motit: borë dhe akull deri në muajin Prill, përmbytje me javë të tëra në Jug dhe Lindje, valë ditësh të nxehta, breshër gjigand dhe në fund edhe dy uraganë në vjeshtë.

Të tilla ishin përfundimet e meteorologëve gjermanë për vitin 2013, ku çdo stuhi ishte e mundshme këtë vit.

Rreth 30 000 here ka paralajmeruar perafersisht sherbimi meterologjik per kushte te rrezikshme klimaterike.

Viti per Gjermanine filloi me një dimër shumë të gjatë, i cili deri në pranverë i solli probleme komunikacionit rrugor, hekurudhor madje edhe atij ajror.

Me qindra fluturime u anulluan prej reshjeve te debores dhe bresherit, drejtuesit e makinave rreshqisnin, trenat nuk funksiononin, nxënësit kishin pushime të shpeshta; ne fund erdhi dhe shiu i madh.

Në Jug dhe ne Lindje lumejtë dolën nga shtrati e pergjate Elbës, njerëzit përjetuan përmbytjen e dytë shkatërruese, sic nuk ishte pare me qe prej 2002-shit.

Ndersa gjate veres, vendi u pershkua nga tre vale te nxehti ekstrem, të cilat e përmbyllën stinën me stuhi të rënda dhe kokrra bresheri ne madhesine e nje topi tenisi.

Temperaturat u ngritën deri në 40 gradë dhe kështu koha u shëndrrua në një zagushi të padurueshme.

Me t’u ftohur koha, dy uragane përfshinë veriun e Gjermanise. “Christian” në fund të muajit tetor dhe “Xaver” në fillim të dhjetorit.

E megjithe shtimin e rasteve ekstreme te motit, ekspertet serish nuk arrijne te pohojne hapur lidhjen mes ketyre luhatjeve te medha dhe efektit sere.

“Fenomene te tilla ndodhin herë pas here”, thone meterologet vendas, “ndaj nuk mund ta deklarojme pa ngurruar se te gjitha keto qe po perjetojme jane pasoje e drejtperdrejte e ndryshimeve klimaterike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA