Irani dërgon majmunin në hapësirë

14/12/2013 00:00

Irani e quajti të suksesshëm testin e dërgimit të një majmuni në
hapsirë, pjesë e programit, që ka si qëllim të dërgojë njeriun në Hënë.

Presidenti Hasan Ruhani tha se majmuni i quajtur ‘Fargam’ apo ‘I Mbari’ u kthye nga hapësira në gjendje shumë të mirë shendetesore. Megjithatë suksesi i fluturimit të parë me majmun u debatua planet e trasmetuara treguan dy majmune te ndryshëm dhe kjo i detyroi vëzhguesit ndërkombëtarë të ngrejnë pikëpyetje nëse majmuni kishte mbijetuar ose jo në hapësirë. Por autoritetet iraniane shpjeguan se ishin publikuar gabimisht pamjet e një majmuni tjeter.

Ruhani përgëzoi shkëncetarët, të përfshirë në misionin e hapsirës, duke iu referuar mesazhit në gjuhën angleze që ai postoi në faqen e tij të internetit. Ndërsa në versionin në gjuhën perse, ai shpjegoi se ishte kryer nga një rakete me karburant të lëngshëm, teknologji që përdoret për herë të parë.

Në muajin janar, autoritetet iraniane dërguan një majmun në lartësinë prej 120 km në raketën Pishgam. Në vitin 2010 Iranit dërgoi një mi në hapsire, një breshkë. Por përpjekja për të dërguar një majmun në hapsirë dështoi në vitin 2011. Programi hapesinor i Iranit  ka shtuar shqetesimet tek vendet perendimore sepse ai është nën mbikëqyrje ndërkombëtare për programin bërthamor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta