“Komuniteti hebre nuk ndihet i sigurt”, Ambasadori i Izraelit në Itali: Ata kanë të drejtë të jetojnë në paqe
Autoritetet në Meksikë kanë ndaluar 6 persona të dyshuar për vjedhjen e një kamioni me elementë radioaktivë më herët gjatë javës.
Të dyshuarit u vendosën fillimisht në një spital në shtetin e Hidalgos, për t’u kontrolluar për simptoma të helmimit nga lëndët radioaktive.
Kamioni u vodh ditën e hënë pasi drejtuesi i tij bëri një ndalesë gjatë natës në rrethinat e Meksiko Sitit. Mjeti u gjet dy ditë më vonë i braktisur në një fushë jo shumë larg nga vendi i vjedhjes.
Autoritetet meksikane deklaruan se arkat mbrojtëse ku ndodhej lënda e tipit Kobalt-60 ishin lëvizur nga vendi. Ato paralajmëruan se kushdo që do të binte në kontakt me radioaktivitetin do të ishte në rrezik për jetën.
Edhe spitalet përreth u njoftuan që të kërkonin për persona që paraqisnin simptomat e helmimit radioaktiv.
Gjashtë personat, të moshave nga 16 në 38 vjeç, iu nënshtruan kontrolleve mjekësore, njoftuan autoritetet, të cilat shtuan se asnjë prej tyre nuk tregoi shenja rreziku. Me rekomandim të mjekëve ata lanë spitalin dhe iu dorëzuan policisë.
Kamioni po transportonte material për radioterapi, me destinacion qytetin e Tihuanës. Shoferi i tij deklaroi për policinë se kishte ndaluar gjatë natës në një pikë karburanti për të pushuar.
Papritur, sipas rrëfimit të tij, ai u sulmua nga dy persona dhe u detyrua të zbriste nga automjeti nën kërcënimin e armëve. Grabitësit u larguan në bordin e kamionit, ndoshta të pavetëdijshëm për përmbajtjen e tij.
Top Channel