Bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor, forcat izraelite qëllojnë për vdekje 16-vjeçarin në mes të qytetit Organizata Botërore e Tregtisë për herë të parë në histori arriti një marrëveshje globale që synon të rrisë shkëmbimet tregtare mes vendeve.
Lajmi u njoftua nga Bali i Indonezisë ku u mblodh këshilli drejtues i kësaj organizate. Marrëveshja, që kap një vlerë prej 800 miliard eurosh, thjeshtëson procedurat e tregtisë dhe u lehtëson vendeve të varfëra shitjen e produkteve të tyre.
Marrëveshja shihet si historike për OBT-në, e cila prej vitesh kishte dështuar në përpjekjet për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të tregtisë. Megjithatë, kritikat ndaj kësaj marrëveshje nuk munguan. Disa analistë thonë se marrëveshja është e cunguar dhe se vendet duhet të bëjnë më shumë për liberalizimin e tregtisë globale që të mos ndrydhet ekonomia e vendeve të varfëra apo atyre në zhvillim.
“Ne ja dolëm. Për herë të parë në histori ne bashkuam botën”, deklaroi kreu i OBT-së, Roberto Azevedo.
Por pavarësisht se marrëveshja nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, kundërshtitë ndaj saj nuk munguan. Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja shkel rregullat bazë të OBT-së. Por pas bisedimeve, u ra dakort që brenda 4 viteve të ardhshme t’i jepej zgjidhja e duhur edhe shqetësimit të Uashingtonit.
Kuba gjithashtu kërcënoi me veto ndaj kësaj marrëveshje pasi, sipas saj, nuk detyronte Shtetet e Bashkuara që të hiqnin embargon ndaj vendit ishullor, megjithatë marrëveshja mori kartonin jeshil në parim nga ana e Havanës.
Organizata Botërore e Tregtisë është ngritur në vitin 1995 dhe funksionon nën petkun e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht se ka thuajse 2 dekada që funksionon, roli i saj në vendimmarrjen për cështjet e tregtisë globale ka qenë minimal, ndaj marrëveshja e fundit shihet si historike.
Top Channel