“Komuniteti hebre nuk ndihet i sigurt”, Ambasadori i Izraelit në Itali: Ata kanë të drejtë të jetojnë në paqe
Ushtria amerikane vazhdon të zhvillojë teknologjinë e avionëve pa pilotë, që në anglisht njihen si “drone”.
Kjo teknologji është përdorur gjërësisht kundër militantëve talebanë dhe të Al Kaedas në Afganistan, Pakistan dhe Lindjen e Mesme, vecanërisht në Jemen.
Për ngritjen e këtyre avionëve të telekomanduar shfrytëzohen pista e bazave ushtarake ose anijet aeroplanmbajtëse. Risia vjen nga Laboratori i Kërkimeve të Marinës së Shteteve të Bashkuara që ka mundur të ndërtojë një drone në gjendje të lëshohet nga nëndetëset.
Projekti mori disa vite kohë deri në jetësimin e tij dhe testimi i parë me sukes është kryer nga nëndetësja “USS Povidence”. Grupi i shkencëtarëve që punuan për këtë projekt thonë se avioni i telekomanduar gjatë lëshimit nga thellësia e oqeanit u izolua në një tjetër platformë të quajtur “Sea Robin”. Në momentin e daljes në sipërfaqe të oqeanit, kjo platformë shkëputet prej dronës, ndërsa kjo e fundit vazhdon fluturimin.
Top Channel