SHBA, papunësia në minimumin 5-vjeçar

06/12/2013 00:00

Kuota e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ra në minimumin e 5 viteve të fundit, në 7 për qind, në muajin nëntor. Kështu tregojnë shifrat e Departamentit të Punës.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 203 mijë vende të reja u krijuan muajin e kaluar, më shumë nga sa parashikohej, me ekonominë amerikane që dha shenja më të forta rritjeje.

Të ardhurat mujore të papërjashtuara nga taksat po mbikëqyren nga afër nga ekonomistët. Analistët thonë se këta tregues rritjeje mund të nënkuptojnë se Federal Reserve do të nisë të lëhetësojë programin e saj stimulues.

Gjithësesi, të dhënat e nëntorit mund të kenë qenë të shtrembëruara. Disa punonjës federalë që në tetor u numëruar si të papunë, për shkak të bllokadës qeveritare që zgjati 16 ditë, u kthyen në vendet e punës muajin e kaluar.

Të dhënat e fundit tregojnë gjithashtu se rrogat e papërjashtuara nga taksat në tetor dhe shtator ishin më të mira se vlerësimet fillestare të tyre. Ndërsa vendet e punës për këta dy muaj, pas një rishikimi u arrit në përfundimin se ishin rritur me 8 mijë njësi.

Chris Williamson, kryeekonomist në kompaninë financiare “Markit”, tha se të dhënat tregojnë se tregu amerikan i punës ka qenë gjatë kësaj periudhe “i gjallë”.

“Rënia e papunësisë e çon kuotën në nivelin më të ulët që prej nëntorit të vitit 2008 dhe më pranë pragut prej 6.5 për qind të Federal Reserve, e cila në një rast të tillë do të konsiderojë forcimin e politikave të saj përsa i përket normave të interesit”, deklaroi Williamson.

Megjithatë, në prononcimin për BBC, eksperti shtoi se se momenti kur FED mund të fillojë të shtrëngojë programin e saj stimulues nuk është ende i caktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB