Prokurorët e Nju Jorkut nisën një ndjekje penale ndaj 49 diplomatëve rusë dhe familjarëve të tyre, në lidhje me një skemë mashtrimi 9-vjeçare mbi sigurimet në shëndetësi.
Sipas provave të mbledhura nga autoritetet, diplomatët përfituan një total prej 1,5 milionë dollarësh, nga skema e “Medicaid”, e cila synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta në përballimin e kostove mjekësore në SHBA.
Në bazë të raportimit të kryer prej “BBC” ditën e premte, abuzimet lidhen me përfitimet e marra prej diplomatëve në rastet e shtatzanive të bashkëshorteve, në rastet e lindjeve dhe kujdesit për fëmijët e mitur.
Asnjë arrestim nuk është realizuar, pasi shumë prej të akuzuarve kanë përfunduar mandatin e tyre në SHBA dhe të tjerët mbrohen nga imuniteti diplomatik.
Të dyshuarit shpenzuan paratë e përfituara në këtë mënyrë abuzive në blerjen e mallrave të luksit, në financimin e pushimeve të kushtueshme apo në disa raste për të realizuar xhiro me helikopter.
Prokuroria ka arritur të mbledhë me dhjetëra fatura të shpenzimeve të familjeve të diplomatëve rusë, të realizuara në dyqane të shtrenjta si “Swarovski” apo “Apple”.
Top Channel