SHBA: Kore-Japoni të bashkëpunojnë

06/12/2013 00:00

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Japonisë dhe Koresë së Jugut që të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të rrisin bashkëpunimin.

Zoti Biden ishte në Seul, në ndalesën e tretë të turit të tij aziatik, të dominuar nga tensionet e krijuara nga zona e mbrojtjes ajrore të Kinës.

Zona në fjalë mbulon ishujt e diskutuar të kontrolluara nga Japonia, por të pretenduara edhe nga Kina dhe Korea e Jugut. Zoti Biden deklaroi se enjten se lëvizja e Kinës kishte shkaktuar shqetësim të lartë në rajon.

Ai e diskutoi çështjen me lideren koreano-jugore Park Geun Hye, bashkë me çështjen e rinisjes së negociatave për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Në fillim të takimit me zonjën Park, zoti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatishme për një ndryshim strategjik në rajon.

“Dua të bëj fare të qartë diçka: vendimi i presidentit Obama për të ribalancuar gjirin e Paqësorit është i padiskutueshëm. Shtetet e Bashkuara nuk thonë kurrë gjëra që nuk i bëjnë”, deklaroi Biden.

Ndërsa në një fjalim të mëvonshëm, numri dy i Shtëpisë së Bardhë tha: “I gjithë rajoni do të jetë më i sigurtë dhe më i qëndrueshëm nëse shtetet demokratike si Japonia, Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara forcojnë marrëdhëniet dhe punojnë me njëra-tjetrën”.

Japonia pushtoi Korenë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tensionet mes Tokios dhe Seulit kanë mbetur dhe janë shtuar së fundmi për shkak të përplasjeve për ishujt e diskutueshëm dhe çështje të tjera historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB