“Lufta” për sovranitet në Polin e Veriut

06/12/2013 00:00

Një shekull më parë, polet ishin një cështje e eksploruesve kuriozë dhe të guximshëm, sot është shndërruar në një cështje diplomatike.

Kanadaja depozitoi pranë një komisioni të posaçëm të Kombeve të Bashkuara kërkesën për t’i njohur sovranitetin mbi Polin e Veriut, duke parakaluar Danimarkën dhe Rusinë, dy vendet e tjera që pretendojnë të njëjtën gjë.

Kërkesa në këtë pjesë ekstreme të globit është dorëzuar nga kryeministri kanadez, Stephan Harper. Kërkesa është shoqëruar me një dosje mendimesh dhe argumentash të ekspertëve se përse Poli i Veriut duhet t’i njihet Kanadasë.

Kanadaja kishte afat deri në fund të këtij viti për të dorëzuar dosjen me pretendimet e veta, ndërsa Danimarka që pretendon sovranitetin duke shfrytëzuar Groenlandën ka kohë gjithë 2014 që të paraqesë pretendimet e saj. Në vitin 2002 kërkesa e Rusisë për sovranitet në Polin e Veriut u rrëzua nga komisioni i OKB-së për mungesë argumentesh. Tashmë Moskës i duhet të dorëzojë një tjetër dosje pranë të njëjtit komision nëse nuk dëshiron që të dalë nga gara për sovranitet në këtë pjesë të rruzullit.

Lufta diplomatike për Polin e Veriut është përshkallëzuar në vitet e fundit mes tre vendeve që në perspektivë shohin shfrytëzimin e tij për burimet e mundshme nëntokësore, sidomos me ritmet e ngrohjes globale dhe tërheqjes së akujve vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB