Gjermani, rritja ekonomike tejkalon parashikimet

06/12/2013 13:30

Banka Qëndrore e Gjermanisë rriti pritshmërinë për rritjen ekonomike për vitin aktual dhe atë pasardhës.

Sipas “Bundesbank”, rritja do të jetë 0,2% më e lartë se parashikimet për secilin vit, duke arritur përkatësisht në 0,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2013-n dhe 1,7% në 2014-n.

Raporti u publikua ditën e premte.

”Ekonomia gjermane është në formë të mirë. Norma e papunësisë është e ulët dhe po reduktohet edhe më shumë. Rritja normale e pagës është duke iu rikthyer normalitetit”, deklaroi guvernatori i bankës, Jens Ëeidmann.

”Bundesbank” bën dy parashikime në vit për rritjen ekonomike dhe raporti i fundit ishte publikuar në Qershor.

Sektorët që kanë nxitur më shumë rritjen janë konsumi privat dhe pronat e patundshme.

Ndonëse Banka Qëndrore nuk bëri një parashikim për 2015-n, besohet se Gjermania do të regjistroi një rritje edhe më të mirë, prej mbi 2% gjatë atij viti.

Më parë gjatë javës, Banka Qëndrore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 0,25%, në një përpjekje për të rritur rritjen ekonomike nëpërmjet nxitjes së kreditimit dhe likuiditetit në treg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA