Një fëmijë 2-vjeçar u masakrua në mënyrën më të shëmtuar dhe më të paimagjinueshme në Kinë, raportuan të enjten mediat ndërkombëtare.
I mituri ndodhej në një ashensor me nënën e tij, kur një vajzë 10-vjeçare hyri edhe ajo në ashensor.
Sekonda më pas, videot e sigurisë tregojnë nënën e mbingarkuar duke nxjerrë një biçikletë nga ashensori, dyert e të cilit mbyllen befas pa pritur që nëna të rikthehej dhe të merrte djalin e saj.
Në fraksion sekondash, vajza me një çante shkolle në kurriz merr foshnjen në krahë, e hedh përtokë dhe nis ta shkelmojë me një tërbim të pashpjegueshëm.
Pamje nga video e sigurise, 10-vjecarja merr foshnjen e ndodhur ne karroce
Pasi ashensori i komanduar nga vajza arrin në katin e fundit, ajo merr përsëri në krahë 2-vjeçarin dhe e hedh nga kati i 25-të i një godine banimi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nena vajton djalin e vrare brenda nje minuti, ne sulmin e terbuar te 10-vjecares
Është e paqartë se çfarë ndëshkimi mund të rezervohet për vrasësen 10-vjeçare.
Ndertesa, nga maja e se ciles vrasesja e mitur hodhi foshnjen, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme
Një krim i pabesueshëm, i një vajze të mitur, i kapuri i gjithi në kamera, i cili ngre shume pikepyetje mbi menyren e edukimit dhe shendetin psikologjik jo vetem te autores se ketij krimi te perbindshem, por edhe te shume bashkemoshatareve te saj ne te gjithe boten.
Në vazhdim, sekuenca të videos së krimit, në të cilën përfshihen pamje të parekomandueshme për të gjithë.
Top Channel