Shkodër, aksident me pasojë vdekjen

02/12/2013 18:50

Një aksident me pasojë vdekjen e një çiklisti u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Rrethin e Shkodrës.

Viktima u identifikua nga policia si Mërgim Kraja, 61 vjeç. Ai u godit nga një automjet në vendin e njohur si Harku i Bërdicës ndërsa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e plagëve, Kraja gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa forcat e rendit kanë ndaluar në vendngjarje drejtuesin e automjetit, 35-vjeçarin Olsi Boriçi.

Sipas policisë, një prej shkaqeve të aksidentit ishte mungesa e ndriçimit në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA