
Kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako se bashku me nje grup deputetesh
edhe nga PD kane dale kunder hyrjes ne Shqiperi te armeve kimike
siriane. Ne nje takim te forumit durrsak, Dako tha se duhet pritur ende
vendimi i Qeverisë pasi cdo deklarim i shpejtuar do të ishte i gabuar.
“Bashkohem opinionin e parë të qytetarëve të protestës për parandalimin, por nga ana tjetër është edhe një përgjegjësi e madhe si vend anëtar i NATO-s që Shqipëria ka. Gjithashtu duhet të jemi pjesë e Aleancës dhe si pjesë e saj kemi edhe detyrime, por dua të bëj me dije gjithë opinionin që nuk është marrë një vendim, por është thjesht një çështje e hapur dhe diskutimi. Për mendimin tim do të jetë Qeveria shqiptare që do të bëjë zgjidhjen më të mirë të mundshme në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të brezave të ardhshëm”, u shpreh Dako.
Edhe deputetet e djathte ne nje tryeze me dakon u shprehen kunder ardhjes se armeve kimike. Deputeti Oerd Bylykbashi, i kujtoi Qeverisë detyrimin kushtetues që ka për të siguruar mirëqenien e popullit të vet
Një ditë më parë në qytetin e Durrësit nisën protestat qytetare kundër demontimit të armëve kimike, pjesa me e madhe e protestuesve jane te rinj.
Nje proteste eshte organizuar edhe ne qytetin e Elbasanit, ne te cilin protestat e te rinjve qe organizohen nepermjet rrjetit social Facebook po behen te perditshme. Ata kerkojne qe ne Uzinen e Mjeksit ne Elbasan te mos dergohet asnje arme kimike per shkaterrim nisur prej faktit qe qyteti vuan pasojat e ndotjes nga industria e rende.
Top Channel