Tiranë, mbyllen thertoret pa standarde

13/11/2013 00:00

Dhjetëra pika shitjeje të mishit që ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë standardeve janë mbyllur në ditën e parë të punës së një task-force të ngritur nga Ministria e Bujqësisë për këtë çështje.

Aksioni nisi në sheshin “Avni Rustemi”, ku më shumë se 80 për qind e pikave të shitjes, që ishin në kundërshtim me ligjin, u gjetën të vetëmbyllura, pasi më parë ishin paralajmëruar.

Më pas ky aksion vijoi në zonën e Kamzës ku u konfiskuan produkte dhe mjete të tregtimit të mishit dhe kafshëve të gjalla jashtë parametrave higjienikë.

Ministria e Bujqësisë njofton se task-forca do të vazhdojë punën çdo ditë dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, në një operacion që synon të vendosë standardet e sigurisë ushqimore sipas parametrave të vendeve të BE-së.

Në këtë kuadër, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në një thertore në Tiranë, ku paralajmëroi largimin në mënyrë përfundimtare të tregtimit të mishit dhe produkteve të tij në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB