Tepelenë, vritet me armë zjarri një person
12/11/2013 00:00
Një person ka gjetur vdekjen nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Fshat-Memaliaj në rrethin e Tepelenës.
Njoftimet paraprake nga spitali i këtij rrethi njoftojnë se shtetasi Aurel Haxhiaj ka mbërritur në gjendje të rëndë në këtë spital nga plagët e marra dhe megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari Niko Baka. Edhe ai i është drejtuar spitalit për të marrë ndihmën e duhur mjekësorë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, ndërsa ngjarja mbetet ende e pazbardhur. Nuk dihen as autorët apo autori i veprës dhe as motivet e krimit të rëndë.
Top Channel