Krujë, pezullohen dy punonjës policie
10/11/2013 17:40
Pasditen e së dielës, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ka marrë vendim për pezullimin e dy punonjësve të Komisariatit të Policisë së Krujës, për shkak se nuk kanë kryer detyrën e tyre, pas një kallëzimi të marrë nga një qytetar.
Gëzim Rama, banor i Krujës, kishte bërë një kallëzim në Policinë e Krujës, kallëzim që nuk ka parë reagimin e menjëhershëm të policisë, por zvarritjen e tij nga dy të arrestuarit. Kallëzimi ishte bërë prej vjedhjes së banesës së shtetasit Gëzim Rama, në lagjen nr.1 të Krujës.
Policia ka ndaluar tashmë edhe autorët e vjedhjes, të identifikuar si Taulant Këllçishta dhe Shpëtim Xhaferri.
Top Channel