Korçë, vrasje me armë zjarri në Drenovë
08/11/2013 00:00
Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri në afërsi të Korçës.
Viktima Vaso Lito është qëlluar me automatik teksa qëndronte në një prej lokaleve në fshatin Drenovë.
Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë hakmarrja.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel