Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve Parlamenti britanik thërriti për sqarime krerët e shërbimeve të inteligjencës. Drejtuesi i Qendrës Qeveritare të Komunikimeve (GCHQ – Government Comunications Headquarters), ai i MI5 (Shërbimi i Sigurisë) dhe ai i MI6 (Shërbimi i Inteligjencës) mbrojtën veprimet e agjencive që drejtojnë duke thënë se “mbrojnë demokracinë dhe lirinë”.
Andrew Parker, kreu i MI5, Sir Lain Lobban, kreu i GHCQ dhe Sir John Sawers dolën para Komitetit të Sigurisë dhe Inteligjencë në një seancë të paprecedentë publike.
Parker tha se që nga 7 korriku i vitit 2005, kur ndodhën sulmet në Londër, agjencia që ai drejton në bashkëpunim me dy agjencitë e tjera dhe me anë të përgjimeve kishte mundur të shmangte 34 sulme terroriste në vend.
“Duke iu përgjigjur shqetësimeve që puna jonë po kompromenton lirinë dhe demokracinë, ne besojmë se po bëjmë të kundërtën, po mbrojmë lirinë dhe demokracinë, po mbrojmë stilin tonë të jetës dhe të njerëzve që jetojnë këtu”, deklaroi Parker para Komisionit.
Komiteti i Sigurisë dhe Inteligjencës në parlamentin britanik në përfundim të seancës së dëgjimit deklaroi se nuk “gjeti shkelje” nga ana e agjencive të sigurisë në 197 raportet që kishte marrë, megjithatë tha se do të niste një hetim të gjërë për të parë nëse ligjet aktuale janë të përshtatshme në moshën e internetit.
Dëshmia e tre krerëve të agjencive të inteligjencës britanike mbërrin në kohën kur Londra akuzohet nga Berlini për spiunazh. Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele thërriti për sqarim ambasadorin britanik në Berlin, pas raportimeve të “The Independent” se mbi godinën e Ambasadës Britanike në Berlin ishte vendosur një pajisje përgjuese.
Top Channel