Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Burrelit me ftesë të kryetares së bashkissë së këtij qyteti.

Pas takimit zyrtar, ambasadori ka vizituar shkollën e mesme “28 Nëntori” të qytetit, ku i ka dorëzuar një mësueseje çmimin vlerësues si pjesëmarrëse në nismën “Vepro Tani”, që ambasada amerikane ka ndërmarrë në Shqipëri.

Arvizu ka thënë në takimet e zhvilluara se, ndryshimi është një gjë e mirë për popullin shqiptar dhe se jeni ju ata që e bëni ndryshimin.

“Të vetmet kufizime që ju mund të keni janë kufijtë dhe kufizimet që ju i vendosni vetes”, është shprehur Arvizu.

Top Channel