Superstërvitja ushtarake e shteteve amerikane

05/11/2013 21:00

Tete shtete të Amerikës së Veriut e Jugut janë duke treguar forcën e tyre të përbashkët ajrore, në një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të historisë.

Përgjatë 10 ditëve, Brazili, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Venezuela, Kili, Kolumbia, Ekuadori dhe Uruguaji janë duke simuluar manovra të shumta në një hapësirë të gjerë ajrore.

Operacionet, të përqendruara në hapësirën ajrore braziliane përfshijnë 89 gjuajtës, nëntë helikopterë dhe më shumë se 2 mijë pilotë e ushtarë.

Të ndarë në skuadra të ndryshme, avionët kanë si qëllim të mbrojnë ose sulmojnë një objektiv të caktuar.

Në ditën e parë të provës, forcat blu, të përbërë nga koalicioni i SHBA, Kanada, Venezuelë dhe Ekuador, duhet të mbrojnë objektivin e caktuar nga sulmi i përbashkët i Brazilit, Kolumbisë, Uruguajit dhe Kilit.

Shumëllojshmëria e avionëve të përdorur në këtë stërvitje dhe pjesëmarrja e gjerë i kanë bërë edhe më interesante këto manovra ushtarake, ndërsa në total do të dyluftojnë avionë të 17 markave të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA