LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes
Mijëra nacionalistë kanë dalë në protesta në Rusi, duke shprehur zemërimin ndaj emigrantëve, të cilët ata i akuzojnë se kanë nxitur rritjen e përqindjeve të krimit dhe se kanë zënë punët e tyre.
Demonstruesit marshuan në Ditën e Unitetit Kombëtar, të hënën, në rrugët e St Petersburg, Kazan, Irkutsk dhe Moskë.
Shumica mbanin pankarta me slogane si “Rusia për rusët”, ndërkohë që një grup shpalosi një baner të madh, ku lexohej “Të rinjtë kundër tolerancës”.
“Moska vetëm sa është zgjuar dhe rusët vetëm sa kanë nisur të pranojnë identitetin e tyre”, tha Alexander Belov, një lider nacionalist dhe një organizator i një marshimi në kryeqytet. “Çdo ditë, nacionalistët rusë po fitojnë më shumë mbështetje kudo në vend”.
Yelena Yermakova, një vendase 56-vjeçare, e cila kishte dalë shëtitje me vajzën e saj dhe dy nipërit, tha se “ka shumë” emigrantë në Moskë dhe se ata ishin kthyer në njerëz “të pacipë”.
Protestat e së hënës vijnë 3 javë pasi disa protestues shënjestruan një magazinë perimesh, ku ata besonin se punonte një emigrant i cili vrau një rus. Ata shkatërruan dyqane, sulmuan punonjësit e sigurisë dhe thërrisnin “Rusia për rusët” përpara se të ndërhynte policia.
Më vonë, policia arrestoi më shumë se 1000 emigrantë që punonin në atë magazinë, por askush prej tyre nuk u akuzuar për ndonjë krim.
Emigrantët e azisë qendrore janë punësuar më së shumti në qytetet e mëdha në ndërtim, por ata bëjnë edhe punëra të tjera me pagesa shumë më të lira, që rusët nuk do të donin t’i bënin kurrë me aq pak shpërblim.
Një raport i OKB-së në shtator tha se Rusia kishte rreth 11 milionë emigrantë. Rusia ka hequr regjimin e vizave për të gjitha republikat e Azisë Qendrore, kështu që shumica e punonjësve emigrantë vijnë në vend ligjërisht.
Top Channel