“Ishulli” i mbetjeve japoneze drejt brigjeve amerikane

05/11/2013 00:00

Një ishull mbeturinash me madhësinë e Teksasit është duke rrugëtuar ngadalë nëpër Paqësor drejt brigjeve Amerikane.

“Ishulli” i mbetjeve është shkaktuar nga tsunami i shkatërrues i vitit 2011 që goditi Japoninë, vecanërisht rajonin e Fukushimas. Pas tërheqjes, uji mori me vete mijëra ton mbeturina. Shumë prej tyre  u shpërndanë dhe “humbën” nëpër Paqësor, ndërsa të tjera u plasën në brigjet amerikane, sic ishte rasti i një anijeje peshkimi, një topi futbolli dhe një motoçiklete që u zbuluan në brigjet kaliforniane.

Madhësia e mbeturinave që formojnë ishullin artificial është sa shtrirja e Teksasit në SHBA. Autoritetet amerikane thonë se nuk mund të japin me saktësi një datë të saktë të mbërritjes së tyre në brigjet kaliforniane, por paralajmërojnë marrjen e masave për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB