Emirate, gjyqi ndaj 30 islamistëve

05/11/2013 16:05

30 islamistë nisën të gjykohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi akuzohen se në mënyrë të paligjshme ngritën një vend një degë të Vëllazërisë Muslimane.

20 egjiptianët dhe 10 shtetasit emiratas janë ngarkuar gjithashtu me akuzën e vjedhjes së sekreteve shtetërore dhe mbledhjes së paligjshme të donacioneve.

Të pandehurit mohojnë të gjitha akuzat dhe pretendojnë se janë bërë objekt i torturave në kushtet e paraburgimit.

Në muajin Korrik, 69 islamistë të tjerë u shpallën fajtorë për akuzën e organizimit të një grushti shteti, duke u dënuar me burgime deri në dhjetë vjet heqje lirie.

Ndonëse një shtet mysliman ku zbatohet ligji fetar, Emiratet e Bashkuara Arabe tregohen shumë të vëmendshme për të mos toleruar as format më të vogla të ekstremizmit në vendin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA