LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes
Komisioni Europian deklaroi se ekonomia e Europës ka mbërritur në pikën e kthesës, por paralajmëroi se ekonomia e 18 vendeve të monedhës së përbashkët do të rritet më ngadalë nga parashikimet e mëhershme.
“Ka shënja pozitive të rritjes ekonomike që tregojnë se ekonomia e Europës ka mbërritur në një pikë kthese”, deklaroi Olli Rehn, Komisioner për Ekonominë dhe Cështjet Monetare i Bashkimit Europian.
Në raportin e Komisionit thuhet se muajt e fundit të 2013 është periudha që ndan tkurrjen me nisjen e zgjerimit të ekonomisë së Europës. Vitin e ardhshëm ekonomia e Bashkimit Europian si një e tërë do të rritet me 1.7 përqind, ndërsa ekonomia e monedhës së përbashkët do të rritet me 1.1 përqind.
Në 2015 parashikimet janë akoma më pozitive dhe rritja parashikohet të shkojë deri në 2 përqind. Megjithatë, Komisioni vlerëson në raport se niveli i papunësisë do të vazhdojë të qendrojë në shifra shqetësuese, sidomos në vendet e prekura më shumë nga kriza financiare.
Parashikimet e Komisionit janë vlerësuar si tepër optimiste nga një grup specialistësh ekonomikë dhe financierë.
Top Channel