Dy gazetarë francezë të stacionit të radios “RFI” u vranë pasi u rrëmbyen në qytetin e Kidalit, në Mali.
Claude Verlon dhe Ghislaine Dupont u rrëmbyen pasi morën një intervistë nga një lider politik vendor.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën disa orë pas rrëmbimit në periferi të Kidalit.
Presidenti i Francës, Francois Hollande e konsideroi këtë ngjarje si “mizore dhe të mjerueshme”.
Vrasjet errësojnë euforinë që shkaktoi më parë gjatë javës lirimi i katër pengjeve franceze në Nigerin fqinj.
Franca është shndërruar në armikun kryesor të militantëve islamikë malezë, pasi kryesoi një koalicion ushtarak që zmbrapsi mësymjen e tyre mbi vendin afrikan, duke shmangur mundësinë që vendi të vihej nën kontrollin e tyre në Janar-Mars 2013.
Top Channel