Kinë, shpërthim në një fabrikë, 11 viktima

02/11/2013 00:00

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në rajonin jugor kinez,
Guangxi, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 17 të
tjerëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave shpërthimi ndodhi në qytetin Cenxi, gjatë ditës së premte.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy biznesmenë, bën të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”, që shton se për momentin shkaqet e shpërthimit janë të panjohura.

Industria kineze e fishekzjarreve vuan nga mungesa e kontrolleve dhe incidente të këtij lloji janë verifikuar shumë në vitet e fundit.

Në shkurt, një kamion që transportonte fishekzjarre shpërtheu në një autostradë në provincën Henan, në qendër të Kinës, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke shkaktuar shembje të rrugës.

Ndërsa në vitin 2010, 19 persona humbën jetën në një shpërthim në provincën jugore Guangdong, ndërsa 19 të tjerë në një incident tjetër në qytetin Yichun, në një tjetër provincë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB