Irani paralajmëron Izraelin dhe aleatët e tij: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse
Vatikani është në fazën e fundit të përgatitjes së një sondazhi mes përfaqësuesve të klerit katolik në mbarë botën për të marrë mendimin e tyre mbi abortin, kontrollin e lindjeve, divorcin dhe martesat mes cifteve homoseksuale.
Selia e Shenjtë i sheh si tabu këto cështje dhe nuk ka pranuar asnjëherë njohjen e tyre.
Nisja e sondazhit u urdhërua në gjysmën e muajit tetor pas Konferencës së Peshkopëve dhe me kërkesë të Imzot Lorenzo Baldisseri-t, koordinator i Vatikanit dhe në të kërkohet shpërndarja e shpejtë e pyetësorit dhe mbledhja e përgjigjeve brenda këtij viti.
Sondazhi reflekton mënyrën e drejtimit të Papa Franceskut i cili pas zgjedhjes deklaroi se është kundër përqendrimit të vendimmarrjes vetëm në Vatikan dhe se gjatë drejtimit të Kishës Katolike prej tij, mendimet e drejtuesve fetarë lokalë në mbarë botën do të dëgjoheshin më shumë.
Mes pyetjeve drejtuar klerikëve katolikë në mbarë botën janë ato drejtuar atyre mbi qëndrimin personal mbi divorcin, ciftet homoseksuale dhe abortin. Rezultati i sondazhit pritet të reflektohet në fjalimin që Ati i Shenjtë do të zhvillojë vitin e ardhshëm, ku tema kryesore do të jetë familja.
Top Channel