Irani paralajmëron Izraelin dhe aleatët e tij: Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse
Luhatjet e cmimit të arit në treg i kanë shkaktuar një humbje prej 8.5 miliard eurosh Bankës Qendrore të Zvicrës.
Në një raport të publikuar së fundmi, banka zvicerane, përgjegjëse për politikat financiare në vend, thotë se ulje-ngritjet e cmimit të metalit të verdhë i kanë kushtuar 10.7 miliard franga humbje vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti.
Bilanci negativ është zbutur disi nga rivlerësimi i Euros që ka bërë që humbjet të zbresin tek 5.2 miliard euro.
Për herë të parë Banka Qendrore Zvicerane bëri publike vendndodhjen e lingotave të arit. Ajo thotë se kishte zgjedhur Britaninë e Madhe dhe Kanadanë dhe kishte shmangur vendet e Eurozonës dhe Shtetet e Bashkuara për cështje sigurie.
Por përtej financave, publikimi i raportit ka ngjallur një debat të ashpër mes politikanëve. Të djathtët ekstremë të UDC-së kërkojnë rikthimin e lingotave në atdhe dhe për këtë kanë grumbulluar firmat e nevojshme për mbajtjen e një referendumi për këtë cështje.
Top Channel