SHBA-Meksikë, zbulohet një tunel dhe drogë

01/11/2013 00:00

Një tunel, që përdorej për kontrabandimin e drogës, i pajisur me energji elektrike, ventilim dhe sistem hekurudhor, është zbuluar në Amerikë, i cili lidhte San Diegon e Kalifornisë me Tijuanën e Meksikës.

Autoritetet sekuestruan më shumë se 8 ton marijuanë dhe rreth 147 kg kokainë gjatë këtij zbulimi.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur ende gjatësinë ekzakte të tij, apo vendndodhjen e tunelit të sapo përfunduar, por mediat meksikane raportojnë se ai është pranë aeroportit të Tijuanas.

Më shumë se 75 tunele të tilla sekrete janë zbuluar që prej vitit 2008.

Zyra amerikane për zbatimin e Emigracionit dhe Doganave (ICE) njoftoi zbulimin e tij gjatë ditës së enjte. Tuneli përshkruhej si “një korridor nëntokësor shumë i sofistikuar dhe i sapo përfunduar”, sipas një deklarate të ICE-së.

Tuneli është i teti i zbuluar në San Diego, që prej vitit 2006, bëjnë të ditur raportimet e mediave.

Në 2010-n, zyrtarët konfiskuan 22 ton drogë nga një tunel prej 640 metrash të pajisur me hekurudhë, i cili shtrihej nga një shtëpi në Tijuana drejt 2 depove në San Diego.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA