Sekretet në internet

01/11/2013 00:00

Nxjerrja e sekreteve shtetërore nga ish-kontraktori i Agjencisë për
Sigurinë Kombëtare Edward Snowden ka evidentuar dobësitë në sigurinë e
disa prej rrjeteve më të frekuentuara të internetit global.

‘The Washington Post’ shkruante dy dite me pare se NSA-ja dhe homologu i saj britanik kane monitoruar cdo levizje te informacionit elektronik nga qendrat e të dhënave te dy motoreve te kerkimit, Google dhe Yahoo. mendohet po keshtu se agjensite kane grumbulluar informacione te shumta ne format tekst, audio, video e forma të tjera. Ekspertet thone se personat qe merreshin me çeshtjet e privatesise e kane kuptuar shume shpejt se nje gje e tille ishte mese e realizueshme. Skandali i pergjimeve nuk ka shume qe ka shperthyer, por mbikeqyrja duket behej prej kohesh.

Edhe pse kompanitë i ruajnë të dhënat në objekte të sigurta në mbarë botën dhe shpesh kanë rrjete fibrash optike posaçërisht për aktivitetin e tyre, në një moment të caktuar informacionet kalojnë jashtë rrjeti specifik ne nje tjeter brenda internetit.

Nuk dihet shumë për mënyrën se si agjencitë e zbulimit mbledhin të dhëna, një ndër mënyrat e mundshme është përmes rauterit që drejton trafikun e internetit, thotë ‘Zeri i Amerikes’ duke cituar specialiste informatike ne Universitetin e Merilandit.

Ata sqarojne se nuk është hera e pare që shfaqet shqetësimi për sigurinë e komunikimit në internet, dhe pohimet e veta, i ilustrojne me nje shembull mjaft te thjeshte: nëse dërgon diçka me internet është njësoj si të dërgosh një kartolinë, thone ekspertet;  kushdo qe e merr kete kartoline ne dore, mund ta lexojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB