LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes
Ministri i Jashtëm i Nigerit, Bazoum Mohammed deklaroi se do të propozojë vendosjen e ndalim-qarkullimit të grave dhe fëmijëve në veri të vendit.
Kjo masë që do t’i propozohet kabinetit qeveritar vendas në brenda pak ditëve synon, sipas ministrit, parandalimin e tragjedive të emigrantëve që udhëtojnë nga vendet e Afrikës Jugore dhe Qendrore drejt brigjeve të Mesdheut përmes Saharasë.
Pjesa e Saharasë në Niger shfrytëzohet si tranzit nga qindra-mijëra emigrantë cdo vit për t’u hedhur në Europë. Së fundmi, autoritetet zbuluan trupat e 92 personave që kishin gjetur vdekjen si pasojë e etjes. Mes viktimave shumë ishin gra dhe fëmijë.
Mediat ndërkombëtare deklarojnë se rasti në fjalë është vetëm një copëz e tragjedisë njerëzore që ndodh cdo ditë në këtë pjesë të Afrikës. Organizmat ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut kërkojnë nga vendet e mëdha që të bashkëpunojnë me shtetet e Afrikës Veriore për t’i parandaluar ato.
Top Channel