Avionë izraelitë sulm hezbollahëve

01/11/2013 00:00

Avionë izraelite kanë ndërmarrë një sulm ajror pranë qytetit bregdetar
sirian të Latakiasë e shënjestra e goditjes ishin raketat e prodhimit
rus me destinacion militantët e grupit islamik libanez, Hezbollah.

Ky besohet te jete sulmi i gjashte i shtetit hebre brenda kufijve te Sirise pergjate ketij viti. Por Izraeli nuk komenton mbi operacione te caktuara, ndaj deri tani, lidhur me te tilla zhvillime, prej tij ka vetem heshtje.

Gjithe çfare pohojne zyrtarisht zyrtaret izraelite eshte se Tel Avivi nuk do te ngurroje te hidhet ne veprim nese sheh se armet siriane, qofshin ato  kimike apo konvencionale, i transferohen grupeve militante ne rajon, sidomos Hezbollahut.

BBC i pershkruan goditjen e objektivave ushtarake brenda Sirise nga avione izraelite si minikomplotet me te cuditshme te luftes civile qe ka gjunjezuar vendin. Sulmet ndodhin, por izraeli nuk ndihet dhe Damasku prej dekadash armiqesor ndaj shtetit hebre, nuk ka kthyer asnje pergjigje ushtarake e as ka komentuar mbi operacionet. Per kete qendrim te regjimit sirian nuk ka shume shpjegime.

Ndoshta qeveria atje, thote BBC, e mberthyer ne konfliktin gerryes brenda kufijve nuk e ka kapacitetin e nje konfrontimi ushtarak me Izraelin, e mbase per kete arsye shmang cdo koment publik ne menyre qe te tkurre trysnine e popullit te vet dhe botes arabe per cdo forme te mundshme shpagimi.

Heshtja e Izraelit nga ana tjeter, nenkupton nje lloj mohimi edhe pse askush nuk dyshon ne pergjegjesine e tij. Sipas Associated Press, raketat e shenjestruara nga izraelitet, ishin prodhim rus i tipit SA-125s. Sulmi vjen ne nje moment delikat kur ruset po bashkepunojne ngushte me Shtetet e Bashkuara per organizimin e nje konference paqeje per Sirine.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB