Republikanët kanë bllokuar dy të emëruar presidencialë të profilit të lartë, gjatë së enjtes, teksa lufta e ashpër mbi emërimet është përshkallëzuar në Senatin amerikan, ndërkohë që demokratët nuk bënë gjë tjetër veçse vendosën, për momentin, të heqin dorë nga një ndryshim në rregullat për të kufizuar ngërçet.
Ata kanë folur shumë gjatë në kundërshtim të gjykatëses Patricia Millett, e cila u emërua nga presidenti Barack Obama për në Gjykatën e Apelit në Distriktin e Kolumbias, si dhe republikanin Melvin Ëatt, i cili u emërua si kreu i agjencisë, që mbikqyr gjigantët e financimeve të kredive hipotekore, “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”.
Demokratët mbetën pa votat e nevojshme në votimin procedurial për të ecur përpara me emërimet, duke testuar durimin e tyre dhe duke ngritur dyshime serioze se si ata mund të përgjigjen.
Edhe pse kjo ishte ngritur si mundësi, demokratët nuk pritet, momentalisht, të kërkojnë të ashtuquajturën “opsion nuklear” për të ndryshuar rregullat e ngërçeve, thanë dy ndihmësa të lidershipit demokrat të Senatit për CNN.
Shumë prej demokratëve kërkonin në fakt ndryshimin, përkundrejt kundërshtimeve nga pakica republikane e Senatit, për të lejuar këtë të fundit të aprovonte emërimet me shumicë të thjeshtë, në vend të 60 votave të nevojshme aktualisht për të aprovuar një emërim.
Por, liderët demokratë janë të gatshëm të angazhohen në një betejë të ashpër me republikanët, në të njëjtën kohë që, ata kanë nevojë të kalojnë disa prioritete të tjera legjislative përmes Senatit.
Javën e ardhshme, Senati do të marrë në shqyrtim një pjesë të rëndësishme të legjislacionit për të drejtat e homoseksualëve, teksa demokratët besojnë se ata janë vetëm 1 votë larg kalimit të tij, kështu që nuk do të donin të rrezikonin perspektivat e tyre duke irrituar republikanët me një përpjekje për të ndryshuar rregullat.
Senati, së shpejti, do të kthejë gjithashtu vëmendjen sërish te çështjet fiskale, të cilat kanë nevojë të domosdoshme për bashkëpunim bilateral.
Top Channel