Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, opozita dhe maxhoranca e miraton me 105 vota pro Partia Demokratike akuzoi të enjten Qeverinë se po emëron në poste
drejtuese dhe në nivele të ndryshme të administratës publike njerëz të
afërt të ministrave dhe deputetëve.
“Rrjeti nepotik i qeveritarëve po shtrihet çdo ditë e më shumë. Po ju japim sot disa fakte për fatin e lumtur të kunatave dhe familjareve të ministrave të Edi Ramës.Në doganën e Tiranës, është emëruar së fundmi Eranda Cuci, kunata e Ilir Beqës, Ministër i Shëndetësisë.Në doganën e Tiranës është emëruar Safo Dauti, kunata e Ilirian Celibashit, Ministër i Marrrdhënieve me Parlamentin. Në doganën e Tiranës është emëruar së fundmi Adriana Hila, motra e Dritan Hilës, zëvendësministër i Mbrojtjes. Nuk presim që Rama e të tijtë të skuqen nga turpi, meqë kanë deklaruar publikisht se nuk ka nepotizëm në administratë, por po informojmë opinionin publik, për mënyrën e menaxhimit, për emërimet dhe për meritokracinë e kësaj qeverie, tha zëdhënësja e PD-së.
Top Channel