Kenia bombardon kampin e al-Shabaab

31/10/2013 23:40

Aeroplanët luftarakë të Kenias kanë shënjestruar një kamp stërvitor të al-Shabaab brenda territorit të Somalisë, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë.

Grupi islamik i lidhur me al-Qaeda-n ka lidhje të drejtpërdrejta me sulmin në qendrën tregtarë në Nairobi, muajin e kaluar, ku mbetën të vdekur 67 persona.

Kolonel Cyrus Oguna, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Kenias, tha për CNN se kampi stërvitor kishte rreth 300 rekrutë, por ai ende nuk mund të konfirmojë se sa prej tyre mbetën të vdekur në këtë sulm. Ai tha se informacioni do të jetë i mundshëm rreth ditës së premte.

“Ky operacion ushtarak nuk është i izoluar, por ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë kampet e al-Shabaab në të ardhmen e afërt”, tha Oguna. Sulmi ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale në Diinsoor, në jug-perëndim të Somalisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA