FRD: Kadeli, në familjen e tij politike
31/10/2013 00:00
Fryma e re Demokratike reagon ndaj deputetit Gjovalin Kadeli nga grupi
parlamentar i Partisë Demokratike dhe bashkimin e tij me grupin e
LSI-së.
“Ikja e Kadelit ishte një lëvizje e natyrshme drejt familjes së tij politike. Erozioni brenda PD-së është pasojë e politikës pa princip të Sali Berishës”, thuhet në deklaratën e FRD-së.
Sipas kësaj force politike, Berisha është arkitekt dhe autor i shkatërrimit të së djathtës, është kali i Trojës brenda saj.
Top Channel