“Bild”: Kryenazisti i varrosur mes hebrenjve

31/10/2013 15:55

Mediat gjermane zbuluan të enjten se ish-kreu i Gestapos, policisë së fshehtë të kohës së nazismit, nuk i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe se që prej vitit 1945, ai prehet në një varrezë hebrehe.

Heinrich Mueller ishte një prej kryearkitektëve të programit të shfarrosjes së hebrenjve në kampet e përqëndrimit në Europë, por javët e fundit të jetës së  tij ishin të mbuluara me një mister të ndihmuar nga kaosi i përgjithshëm në të cilin u përfshi Gjermania përpara kapitullimit.

Besohej se Mueller mund të ishte arratisur dhe të kishte jetuar në ndonjë vend tjetër me një identitet të rremë për një kohë të pacaktuar, por “Bild” botoi disa dokumenta, të cilat sipas të përditshmes gjermane konfirmojnë vdekjen dhe në mënyrë ironike, faktin që ai prehet midis personave që kontribuoi për t’i vrarë.

Presidenti i Këshillit Qëndror të Komunitetit Hebre në Gjermani, Dieter Graumann, e konsideroi veten të shokuar nga ky zbulim.

“Që një nazist i tillë, i famshëm për sadizmin dhe makrabitetin e veprimeve të tij, të jetë i varrosur në një varrezë hebraike përbën mbi të gjitha faktet një monstruozitet të paimagjinueshëm. Kujtimi i viktimave përdhoset nga prezenca e tij”, deklaroi ai për “Bild”.

Zbulimi i gazetës i ndihmua nga studimi i historianit Johannes Tuchel, i cili konfirmoi se Mueller u vra pranë fundit të luftës.

Trupi i tij më pas u hodh në një varr masiv në një varrezë hebraike.

Për fat të keq, pritet që të jetë e pamundur identifikimi i eshtrave dhe largimi i tyre nga kjo varrezë, edhe vendi i saktë i varrosjes së Mueller është i panjohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA