Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve Spanja i ka dhënë fund recesionit të saj dy-vjeçar me rritjen e pare ekonomike tremujore që prej 2011-tës.
Në periudhen korrik-shtator vendi shënoi një hop të ekonomise me 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pas tkurrjeve të njëpasnjëshme që kishte njohur për 9 tremujore radhazi.
Të dhënat e Institutit Spanjoll të Statistikave, INE, konfirmojnë parashikimet e Bankës së Spanjes dhe tregojnë se zyrtarisht, ky shtet mund të konsiderohet i dale nga recesioni.
“Jemi optimistë për Spanjën në veçanti dhe në përgjithësi për periferite e zonës së euros. Vendi ka bërë ndryshime të mëdha strukturore, është angazhuar fuqimisht në reduktimin e defiçitit, ndjesia e të bërit biznes është përmiresuar dhe papunësia, me të gjithe gjasat e arriti pikën kulmore e tani do te vijë në rënië”, deklaroi Robert Ëood, ekonomist i “Berenberg Bank”.
Spanja ishte nje prej vendeve me te goditura nga kriza e ekonomise globale, e perveç nje papunesie ne rritje, u perball edhe me nje vale masive protestash, qe shpesh degjeneruan ne perleshje me policine.
“INE” thote se rritjen ekonomike e ka ndihmuar ndjeshem shtimi i eksporteve si dhe nje bum i industrise se turizmit, pasoje e situates se renduar ne veri te Afrikes e Lindjen e Mesme qe i shtyu shume pushues t`i largohen sivjet ketyre zonave.
Ekspertet paralajmerojne megjithate se me e keqja nuk ka kaluar ende dhe me kerkesen e brendeshme serish ne kontraktim, eshte e veshtire te flitet per nje rimekembje te fuqishme dhe afatgjate.
Top Channel