Pekin, arrestohen atentatorët e Tienanmenit

30/10/2013 00:00

Policia kineze ka arrestuar pesë të dyshuar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi të hënën në sheshin Tienanmen të Pekinit, ku humbën jetën pesë persona dhe 38 të tjerë u plagosën. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale.

“Gazetarët mësuan nga Zyra e Shtypit e Sigurisë Publike të Pekinit se policia e ka përcaktuar ngjarjen, që ndodhi më 28 tetor si të planifikuar mirë, të organizuar dhe si një sulm terrorist të paramenduar. Tani për tani, sipas hetimeve paraprake, të paktën pesë persona janë arrestuar”, komentoi folësja e një edicioni informativ.

Makina tip “Jeep” u përplas me urën e kryeqytetit kinez, në zonën përpara Qytetit të Ndaluar, dhe shpërtheu. Automjeti drejtohej nga Usmen Hasan, një mysliman ujgur, që udhëtonte bashkë me të shoqen dhe të ëmën.

Sipas televizionit kinez, targa e makinës ishte rregjistruar në rajonin perendimor XinXhiang, ku jeton pakica ujgure. Brenda saj u gjetën sasi benzine, dy thika dhe një flamur, në të cilin ishte shkruar një mesazh me përmbajtje ekstremiste.

Dy viktimat e tjera ishin një turist nga Filipinet dhe nje kinez që kishte mbërritur në kryeqytet nga provinca e Guangdongut. Policia izoloi menjëherë vendin ku ndodhi shpërthimi.

Një ekip i BBC u ndalua teksa përpiqej të filmonte zonën pak pas shpërthimit. Media sociale kineze publikoi disa foto, por që u fshinë shumeëshpejt dhe komentet e tyre u çensuruan menjëherë.

Të mërkurën, disa agjenci lajmesh raportuan se në hotelet e Pekinit qarkullonin njoftime të policisë, përmes të cilave kërkohej informacion për tetë të dyshuar.

Ujgurët janë të pakënaqur me atë që e quajnë shtypja kulturore dhe fetare e Pekinit, por për autoritetet kineze kjo pakicë gëzon liri të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA