Nismë kundër përgjimit elektronik

30/10/2013 00:00

Gjermania ka nisur bashkë me Brazilin një iniciativë për të arritur me
ndihmën e Kombeve të Bashkuara miratimin e një rezolutë kundër
spiunazhit të komunikimit elektronik.

Delegacioni gjerman dhe ai brazilian kane filluar tashme nga puna per formulimin e tekstit dhe ndoshta do ta kalojne qe brenda kesaj jave projektrezolutën e tyre në Komitetin të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Dy vendet zgjodhen kete rruge sepse nuk duan te krijohet ndonje konstelacion që i mundëson veton Shteteve të Bashkuara të Amerikës thone ekspertet, qe sqarojne se interesi kryesor ne kete mes eshte vendosja e nje rregulli global nga ana e pallatit te qelqte.

Delegacioni gjerman i krereve te inteligjences ka mberritur ne ëashington per bisedime qe do te fokusohen tek pergjimi i telefonit te Angela Merkelit. Ne mesin e zyrtareve gjermane eshte edhe keshilltari i kancelares per politiken e jashtme, Christoph Heusgen.

Merkel pat kerkuar qe ne muajin korrik ligje ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë. Para disa ditësh ministrja gjermane e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger u shpreh në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ne favor te një marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave të komunikimit në mbarë botën nëpërmjet Bashkimit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara.  

Ligjet ndërkombëtare, tha ministrja e Drejtësisë, duhet të përshtaten me epokën e internetit. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) e miratuar në vitin 1966 nga OKB-ja, hyri në fuqi në vitin 1976 dhe që atëhere nuk ka ndryshuar.

Nëse KNDCP do të zgjerohet me një protokoll shtesë ose nëse do të kemi “vetëm” një rezolutë të OKB-së, kjo përbën një ndryshim vendimtar me diapazon të gjerë politik. Megjithate, edhe thjesht projektrezoluta gjermano-braziliane e cila mund t’u paraqitet në fund të nëntorit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe 193 vendeve anëtare të OKB për ta votuar, ka një “karakter të lartë sinjali ndaj Shteteve të Bashkuara që deri tani nuk janë përmendur asnjehere ne tekst”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB