Dhjetra persona kanë humbur jetën nga etja në Niger, në shkretëtirën e Saharasë, në përpjekjen e tyre për të mbërritur në Europë.
Guvernatori i Agadezit tha se të paktën pesë persona, dy gra dhe tre vajza të vogla, nga 9-11 vjeç, kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë rezultojnë të humbur, pasi makina e tyre pësoi një defekt teknik dhe ata u detyruan të kërkojnë ndihmë.
Agadezi ndodhet në rrugën kryesore të emigrantëve, që duan të nisen nga Afrika Perëndimore për në Europë.
Sipas bashkiakut të Agadezit, dy automjete me rreth 60 emigrantë ishin nisur nga qyteti i Arlit-it, në veri të Agadezit, në fillim të këtij muaji. Ata ishin drejtuar drejt një qyteti në Algjeri, që ndodhej në zemër të Saharasë.
Pasi makina e tyre pësoi defekt teknik, ata nisën të ecnin. Ditë më vonë, të mbijetuarit që mbërritën në Arlit, një zonë minierash uraniumi, paralajmëruan ushtrinë, por trupat mbërritën shumë vonë në vendngjarje. Autoritetet kanë ndaluar kërkimet për të humburit, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë.
Top Channel