Skandali i përgjimeve amerikane

29/10/2013 00:00

Presionet po shtohen mbi Shtëpinë e Bardhë për të shpjeguar veprimet e
Agjensise Amerikane të Sigurisë kombëtare dhe përse presidenti Barak
Obama, nuk ka qenë sipas gjasave, në dijeni të shtrirjes së operacioneve
të përgjimeve.

Drejtues te agjensise pritet te deshmojne gjate dites perpara Dhomes se Perfaqesuesve.Ndersa kryetari i Kmitetit te Sherbimeve te Inteligjences ne Senat njoftoi se do te kete nje rishikim te plote te te gjithe programeve amerikane te pergjimit. Vete Obama, ne intervisten e dhene rrjetit kabllor amerikan Fusion, e shmangur pergjigjen e drejtperdrejte kur gazetari e pyeti nese kishte qene i informuar per pergjimin e celulareve te disa lidereve boterore.

“Ka ca ligje shume te rrepta persa i takon veprimtarise tone brenda kufijve, dhe ky ishte shqetesimi kryesor qe buroi nga disa prej publikimeve te Snoudenit. Ne plan nderkombetar, ka me pak kufizime mbi menyren sesi operojne ekipet tona te inteligjences, por e kam thene qe perpara rrjedhjes se informacionit te Snoudenit, se eshte e rendesishme per ne te sigurohemi qe me zhvillimin e teknologjise, duhen zgjeruar edhe kapacitetet tona te kunderzbulimit”, tha Obama.

Megjithate, ai shtoi se operacionet do te rishikohen ne menyre qe aftesite teknike pergjuese te NSA-se, te mbahen nen kontroll. Skandali i pergjimeve ka shkaktuar zemerim ne radhet e shume vendeve europiane. Por BE-ja i konsideron dy gjera te ndara aktivitetet e spiunazhit të organeve sekrete amerikane dhe biznesi.

Vete kancelarja Angela Merkel, telefoni i se ciles rezulton i pergjuar prej nje dekade, e beri te qarte se negocjatat e marreveshjes se tregtise se lire me SHBA-ne duhet të vazhdojnë pavarësisht aferës me NSA-në. Ky është mendimi edhe i të gjithë 28 kryetarëve të shteteve dhe qeverive që morën pjesë në samitin e Brukselit. Zëdhënësi i Merkelit konfirmoi të hënën në Berlin se tregtia e lirë është më e rëndësishme se indinjata ndaj pergjimit te telefonave celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB