Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
Një balerinë moldave e ndodhur në bordin e “Costa Concordia”-s, në udhëtimin famëkeq të tragetit të mbytur në janar të 2012-s pranë ishullit italian të Giglios, mund të jetë shkaktare e fatkeqësisë që i kushtoi jetën 32 personave.
Në gjyqin që po zhvillohet ndaj kapitenit Francesco Schettino, Domnica Cemortan pranoi nën betim se ishte e përfshirë në një marrëdhënie intime me kapitenin.
Sipas akuzës, kjo është një provë se Schettino sillej në mënyrë joprofesionale dhe se ishte i shpërqendruar kur komandoi tragetin turistik me mbi 4 200 udhëtarë drejt disa shkëmbinjve nënujorë që shkaktuan fundosjen.
Megjithatë, kapiteni, i cili rrezikon 20 vite heqje lirie nëse shpallet fajtor për vrasje të shumëfishtë nga neglizhenca dhe braktisje të anijes, mbrohet duke thënë se shkëmbinjtë nuk ishin pasqyruar asnjëherë në hartat detare dhe se ai nuk mund ta dinte që po lundronte mbi një zonë “të minuar”.
Reputacioni i Schettinos u dëmtua rëndë menjëherë pas aksidentit pasi u mësua se shtetasja moldave, e dyshuar si e dashura e tij e shoqëronte atë gjatë drejtimit të “Costa Concordias”, në shkelje të plotë të kodit profesional.
Kapiteni u përball me një irritim publik edhe pasi u mësua se ai, së bashku me oficerin e parë, një shtetas grek, ishin ndër të parët që braktisën tragetin, duke lënë operacionet e shpëtimit në duart e marinarëve të thjeshtë.
“Costa Concordia” u nxorr nga vendi ku prehej në shtratin e detit pranë ishullit të Giglios më parë gjatë vitit, në një operacion të paprecedent në histori.
Pas ngritjes mbi ujë, kryqëzori do të përfundojë jetën e tij të shkurtër duke shkuar për skrap.
Top Channel