Japonia: Kina po kërcënon paqen

29/10/2013 16:10

Ministri japonez i Mbrojtjes akuzoi Kinën për sjelljen e saj “arrogante”, që sipas tij po kërcënon paqen në rajon.

Dy superfuqitë aziatike janë të përfshirë në një përballje afatgjatë diplomatike mbi të drejtën për të ushtruar sovranitetin mbi një grup ishujsh të vegjël të njohur si Senkaku apo Diaoyu në kinezisht.

Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.

Komentet e ministrit Itsunori Onodera u bënë në kuadrin e një përshkallëzimi të vazhdueshmë të tensionit në zonë, për shkak të patrullimeve që të dy palët bëjnë nëpërmjet luftanijeve të tyre, që shpesh herë janë afruar deri në disa qindra metra nga njëra-tjetra.

Retorika është rritur në ditët e fundit, me Japoninë që ka raportuar për rritje të prezencës ushtarake kineze në ujrat përreth Senkakut.

Javën e shkuar, Tokio ngriti në fluturim në tre raste avionë ushtarakë, pasi gjuajtës kinezë fluturuan pranë hapësirës ajrore japoneze.


Harta e konfliktit, ishujt Senkaku/Diaoyu, te barazlarguar nga Japonia dhe Kina jane shnderruar ne nje objekt qe kercenon paqen ne Azine Juglindore

Statusi i paqartë i ishujve Senkaku përfundoi në vitin 2012, kur Japonia bleu pronësisë e tyre nga pronari i ligjshëm.

Lëvizja irritoi Pekinin zyrtar, duke e konsideruar këtë praktikë të zotërimit të territorit si të papranueshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.

Ishujt ndodhen në një distancë pothuajse të barazlarguar nga dy superfuqitë aziatike, që pretendojnë sovranitetin secili mbi argumentime të paqarta gjeografike dhe historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA